ATSH/ Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas çmimeve korente në vitin 2018, sipas rajoneve statistikore PBB me çmime korente u vlerësua 1.635.715 milionë lekë, duke shënuar një rritje në terma realë prej rreth 4.07%, krahasuar me vitin 2017.
Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2018, e ka dhënë qarku Tiranë me 2.18%, pasuar nga Fieri me 0.58% dhe Vlora me 0.31%.
Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë qarku Berat me 0.05%, pasuar nga Lezha me një kontribut prej 0.01% dhe Gjirokastra me një kontribut prej 0.03 pikë përqindje.
E llogaritur sipas rajoneve, PBB me çmime korente në veri ishte 377.2 miliardë lekë ose 23.1% ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2017 në rajonin veri, PBB në terma reale shënoi një rritje me 2.7%.
PBB me çmime korente në rajonin Qendër, ishte 806.9 miliardë lekë ose 49.3% ndaj totalit të PBB-së. Krahasuar me vitin 2017, për rajonin Qendër, PBB në terma reale shënoi një rritje prej 5%.
Në rajonin Jug PBB me çmime korente ishte 451.5 miliardë lekë ose 27.6% ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2017 në rajonin Jug, PBB në terma reale shënoi një rritje me 3.6%.
/a.gjonaj/j.p/