Ka ndërruar jetë pas 5 ditësh kamerieri i një lokali peshku ne Elbasan, i cili u plagos me sende të forta nga një klient që kishte shkuar për të darkuar.

57-vjecari Gazment Kurmaku ndërroi jetë sot në Tiranë, pasi nuk iu shpëtoi dot plagëve të marra. Ngjarja ndodhi pasditen e 2 tetorit ne nje lokal, pasi kameriari 57-vjecar i kishte thene nje klienti, shtetasit Erjon Llapushi, 53 vjeç, qe tavolina qe ai kerkonte ishte e rezervuar, dhe ky i fundit nisi ta qellonte me sende te forta kamerierin.

Si pasoje e gjuajtjeve, kamerieri u rrezua dhe u demtua tek nje tavoline e lokalit. Per pasoje, u dergua ne spital ne gjendje te rende dhe nuk mundi te jetoje. Policia e Elbasanit prej 2 tetorit shpalli ne kerkim autorin 53-vjeçar dhe po punon per kapjen e tij.