Albana Hana, e bija e prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana, deklaroi sot se përfshirja në politikë ka qëllim vijimin e misionit të babait të saj.
Hana do të kandidojë për deputete nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit dhe pritet të jetë kandidate në listat e Elbasanit, ku do të përfaqësojë zonën e Përrenjasit, ku është edhe vendlindja e të atit.
“Për mua është e rëndësishme që unë të vazhdoj në hapat e tij, me veprime konkrete dhe kjo është arsyeja kryesore pse vendosa të përfshihem në politikë. Krediti i parë që PS më ofroi këtë mundësi, është sepse jam vajza e prokurorit”, u shpreh Hana.