Çështjet mjedisore janë probleme shumë të mëdha, të cilat në njëfarë mënyre sjellin rrezik edhe për të ardhmen.

Për këtë arsye, Bashkia Elbasan, me mbështëtjen e Zyrës Arsimore dhe ambjentalistë, është duke realizuan projektin “Shkolla e Gjelbër”, e cila ka si qëllim edukimi i këtij brezi. Sipas projektuesve, kjo shihet si një shpresë për të ardhmen, në mënyrë që të rinjtë të konceptojnë jo thjesht që duhet të pastrojnë plehrat ose të bëjnë aksione, por të kuptojnë çdo të thotë të vlerësosh burimet natyrore, t’i kursesh ato etj.

Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit në Bashkinë e Elbasanit, Ismail Dybeli, u shpreh se problemi është shumë kompleks dhe edukimi i fëmijëve jo vetëm shërben sot, por nga ana tjetër është një shpresë edhe për të ardhmen.

Në këtë projekt u angazhuan të rinjve të 18 shkollave 9-vjeçare si edhe 8 shkolla të mesme. Vëtë nxënësit e angazhuar u shprehen mbi rëndesine e mbrojtjes se mjedisit.

 

Gjatë gjithë implememtimit të projektit është theksuar jo vetëm nga ambjentalistët, por edhe nga Bashkia e Elbasanit se mbrojtja e mjedisit nuk bëhet vetëm në një ditë, por duhet të jetë në vazhdimësi. Gjithsesi, në radhë të parë duhet më tepër sensibilizim që njerëzit të jenë të përgjegjshëm për veprimet që bëjnë.

 

Këtë projekt e ka mbështetur dhe përshëndetur edhe kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, duke e konsideruar edhe si një shpresë për të ardhmen sa i përket çështjeve mjedisore.

Edlira XHERRI