Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon në 12 qarqet e vendit tonë.
Deri tani nuk ka pasur asnjë konflikt ndërsa ka vijuar në qetësi numërimi i votave. Bazuar në votat e deritanishme, kryeministri Edi Rama kryeson në Vlorë me 11117 vota.
Në qarkun më të madh të vendit, në Tiranë kryeson Belinda Balluku, ndërsa në qarkun e Kukësit numërimi ka përfunduar në 141 qendra votimi dhe rezulton se demokratët i udhëheq Flamur Hoxha me 9159 vota, i ndjekur nga Isuf Çelaj me 5257 vota. Ndërsa socialistët i udhëheq Gerta Duraku me 5368 vota, e ndjekur më pas nga Petrit Malaj me 3666 vota.
Ja rezultatet në secilin qark:
Shkodër
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në 411 qendra votimi dhe rezulton se në listën e demokratëve kryeson Zef Hila me 5556 vota, i ndjekur më pas nga Bardh Spahia me 5042 vota.
Në listën e socialistëve udhëheq Paulin Sterkaj me 5590 vota, i ndjekur pas nga Benet Beci me 4918 vota.
Lezhë
PD – Udhëheq Mark Marku me 3910 vota, i ndjekur nga Kastriot Piroli me 2907 vota.
PS –Në këtë qark udhëheq Eduard Ndreca me 4613 vota, pasohet nga Lindita Nikolla 3712.
Në qarkun e Lezhës janë numëruar 144 nga 249 qendra votimi.
Kukës
Në këtë qark ka përfunduar numërimi i fletëve në 141 qendra votimi dhe rezulton se demokratët i udhëheq Flamur Hoxha me 9159 vota, i ndjekur nga Isuf Çelaj me 5257 vota.
Ndërsa socialistët i udhëheq Gerta Duraku me 5368 vota, e ndjekur më pas nga Petrit Malaj me 3666 vota.
Dibër
PD – Udhëheq Kreshnik Collaku me 5030 vota, i ndjekur nga Edmond Isaku me 2900 vota.
PS – Udhëheq Aurora Mara me 9165 vota, e ndjekur nga Dionis Imeraj me 2830 vota.
Në qarkun e Dibrës janë numëruar 147 qendra votimi nga 227 në total.
Durrës
PD- Andia Ulliri kryeson me 1069 në Durrës, pasohet nga Manjola Luku me 1059 vota.
PS- Jurgis Çyrbja udhëheq me 1158 vota, pasohet nga Rrahman Rraja me 916 vota.
Në qarkun e Durrësit deri më tani janë numëruar 49 qendra votimi nga 481 në total.
Tiranë
PD – Udhëheq Lulzim Basha me 2582 vota, i ndjekur më pas nga Belind Këlliçi me 2513 vota.
PS – Udhëheq Belinda Balluku me 5359 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 2880 vota.
Numërimi po ecën me ritme shumë të ngadalta në qarkun e Tiranës, ku janë numëruar 197 nga 1243 qendra votimi në total.
Elbasan
PD – Udhëheq Dashnor Sula me 6963 vota, i ndjekur nga Luçiano Boçi me 6335 vota.
PS – Udhëheq Taulant Balla me 12575 vota, i ndjekur nga Saimir Hasalla me 9858 vota.
Në qarkun e Elbasanit janë numëruar 346 qendra votimi nga 511 që janë në total.
Fier
PD – Udhëheq Agron Kapllanaj me 6981 vota, i ndjekur nga Saimir Korreshi me 3434 vota.
PS – Udhëheq Erion Braçe me 5659 vota, i ndjekur nga Lindita Buxheli me 3811 vota.
Në qarkun e Fierit janë numëruar 285 qendra votimi nga 580 në total.
Berat
PD – Udhëheq Bujar Hoxhaj me 3028 vota dhe ndiqet nga Tomor Alizoti me 2921 vota.
PS – Udhëheq Blendi Klosi me 8400 vota dhe ndiqet nga Bardhyl Kollçaku me 4855 vota.
Në qarkun e Beratit janë numëruar 177, nga 277 qendra votimi në total.
Korçë
PD – Udhëheq Bledjon Nallbati me 6727 vota, i ndjekur nga Ervin Salianji me 6555vota.
PS – Udhëheq Niko Peleshi me 10916 vota, i ndjekur nga Ilir Topi me 4612 vota.
Në qarkun e Korçës janë numëruar 298 nga 427 në total.
Vlorë
PD – Udhëheq Bujar Leskaj me 5007 vota, i ndjekur nga Fation Veizaj me 3534 vota.
PS – Udhëheq Edi Rama me 11222 vota, i ndjekur nga Damian Gjiknuri me 5871 vota.
Në qarkun e Vlorës janë numëruar 404 qendra votimi nga 445 që janë në total.
Gjirokastër
PD – Udhëheq Tritan Shehu me 2950 vota, i ndjekur nga Roland Bejko me 2200 vota.
PS – Udhëheq Bledar Çuçi me 9541 vota, i ndjekur nga Laert Duraj me 3989 vota.
Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 186 nga 207 në total.
Top Channel