107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në 25 prill 2021.
Lajmin e ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
“107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në 25 prill 2021. KQZ mbështet Zyrën e KiE në Shqipëri dhe Akademinë e Studimeve Politike në fushatën informuese për të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë”, shprehet Celibashi.