Kryeministri Rama ka thirrur në takim sot, në Selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, 12 drejtuesit politikë në qarqe të kësaj force politike.

Mbledhja nisi prej orës 08.30 të këtij mëngjesi, ndërsa në fokus kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, ku drejtuesit e qarqeve raportohet se kanë dorëzuar një raport për zhvillimin e fushatës. Gjithashtu, ata kanë raportuar dhe mbi ecurinë e përgatitjes së zgjedhjeve.

Kujtojmë që mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve ka qenë e përjavshme. Mbledhja zhvillohet ditën e hënë, por për shkak se ditën e djeshme Rama ishte në Bruksel në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit, mbledhja është zhvendosur për ditën e sotme.