ATSH/ Që prej vitit 2013, gjatë dy mandateve qeverisëse të PS-së, pagat e mësuesve kanë shënuar rritje.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vite” se sa janë rritur pagat e mësuesve në 8 vitet e fundit, me 10% apo 32%.
“S’ka kohë për pushim është koha për arsim. 48 ditë deri më 25 prill. 100 arritje në 4 vite”, tha Rama, duke folur për rritjen e pagave të mësuesve që në 8 vite janë rritur me 32%
Që nga 1 janari 2021, qeveria ka rritur me 15 % pagat për 35 883 punonjës të sistemit arsimor parauniversitar.
Fondi vjetor për rritjen e pagave me 15 % për punonjësit mësimor llogaritet 3.5 miliardë lekë./m.m/