Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur rreth këtë të diel në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.
Policia ka bërë të ditur se shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.