ARRSH i dhuron Policisë së Shtetit 10 automjete
Intelugjente

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar i dhuroi sot 10 automjete të reja Policisë së Shtetit, të cilat janë të pajisura me sistem radari për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve të cilët konstatohen në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Automjetet janë pjesë e projektit të përbashkët me Bankën Botërore për sigurinë rrugore.
Në ceremoninë e dorëzimit të automjeteve ishin ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministri Brendshëm, Bledi Çuçi, si dhe kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.
Ministrja Balluku bëri të ditur se makinat do të ndihmojnë Policinë e Shtetit për monitorimin e qarkullimit.

“Ne po dorëzojmë akse rrugore gjithmonë e më pranë parametrave europianë, të kategorisë A, të cilat i përshtaten shpejtësisë të lartë. Kjo kërkon drejtues mjetesh të kujdesshëm, ashtu si dhe më tepër mjete për Policinë e Shtetit për të monitoruar qarkullimin”, u shpreh Balluku.

vijon