Situata e koronavirusit vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa shifrat e personave të infektuar dhe viktimave vijon të jetë në rritje.

Numri global i rasteve të konfirmuara arriti në 60 milion, ndërsa numri i viktimave arriti në 1,4 milion.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar shifra rekord të pacientëve të shtruar në spital.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar 1 milion raste të reja me COVID-19 në më pak se një javë, me një numër total prej rreth 12.5 milion dhe me rreth 260,000 të vdekur.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan të mërkurën 12,498,734 raste të koronavirusit, një rritje prej 165,282 nga një ditë më parë dhe thanë se numri i vdekjeve ishte rritur me 1,989 në 259,005.