Kjo e mërkurë ka shënuar 631 raste të reja dhe 17 humbje jete nga COVID. Mes viktimave është efektivi i patrullës së policisë në Fier Bujar Mema, 49 vjeç dhe koordinatori për fushatën në LSI, Eno Laço. Fatkeqësisht edhe një 22-vjeçare ka humbur jetën prej COVID-19, pasi ishte në intubim prej më se 3 javësh. Report Tv mëson se e reja nga qyteti i Korçës e identifikuar si Sidorela Koça, ishte e shtruar te “Shefqet Ndroqi” , e ndërsa mësohet se gjatë kohës që ka qenë në intubim, mjekët kanë arritur që të nxjerrin në jetë fëmijën e saj.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 22-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thotë ministria.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime. Janë kryer 3035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 631 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  255 raste në Tiranë, 36 raste në Vlorë, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Fier, 23 raste në Durrës,  17 raste në Korçë, 16 raste në Mirditë, 15 raste në Krujë, Lushnje, Kamëz, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Lezhë, 11 raste në Kavajë, Librazhd, 10 raste në Kukës,  9 raste në Gjirokastër, Pogradec, 8 raste Peqin, 7 raste në Berat, Tepelenë, 6 raste në Kurbin, Pukë, Kuçovë, 5 raste në Dibër, 4 raste në Kolonjë, 3 raste në Devoll, Tropojë, Mallakastër, Mat, Ura Vajgurore, Shijak, Patos, Cërrik, 2 raste në Përmet, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, Gramsh, Skrapar, Vorë, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Prrenjas, Himarë, Maliq, Poliçan”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77,498 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Ministria apelon qytetarët që të respektojnë masat anti covid.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spita”.

Statistika (10 Mars 2021)
Raste të reja ditore       631
Të shëruar në 24 orë     714
Të shtruar në spitale      649
Humbje jete në 24 orë   17
Testime ditore               3035
Testime totale          498,076
Raste pozitive          114,840
Raste të shëruara       77,498
Raste Aktive                35,356
Humbje jete                1,986
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     23508
Fier        2542
Vlorë       1676
Durrës    1661
Shkodër   1325
Gjirokastër 1258
Korçë     861
Elbasan   672
Lezhë       705
Berat       491
Dibër    338
Kukës    319