/ATSH/-   Ecuria e depozitave në sistemin bankar, nuk është prekur nga situata e COVID-19.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se, totali i depozitave të individëve dhe biznesit arriti në rreth 8.5 miliardë euro, në fund të muajit prill 2020.

Sipas Bankës së Shqipërisë depozitimet e reja në prill ishin pothuajse në nivel të njëjtë me marsin në shumën  e 122 miliardë lekëve.

Ndërkohë që krahasur me te njëjtën periudhe një vit më parë, ato regjistruan një rënie të lehtë me 2%.

BSH bën të ditur se, treguesit financiarë të vendit flasin për një qëndrueshmëri të sistemit bankar me likuiditet dhe që është i mirëkapitalizuar. e.xh/j.p/