Refluksi apo kthimi i ushqimit është shqetësimi më i shpeshtë të gastrohepatologu.

Ndonëse nuk ka shifra të sakta se sa është incidenca e këtij problemi te stomakut mjeket thonë se prek te gjitha moshat dhe se lidhet me një sërë faktorësh.

Cilat janë komplikacionet kur refluksi lihet pa u trajtuar ?

“Krijon infalmacion te ezofag shkakton dëme në mushkëri. Po ashtu krijon kollë të thatë e kërkohet  ndërhyrje nga pneumologu më pas”, shprehet  Dr.Irgen Tafaj, mjek gastrohepatologe.

Refluksi ndodh kur aciditeti i stomakut  ngjitet lart ne ezofag. Mjeket gastrohepatologe rekomandojnë mos konsumin e ushqimeve pikante, çokollata alkool e te tjera

“Jo vakte të mëdha, duhet fraksionimi i vakteve”, shton mjeku Tafaj.

Ndonëse shpesh i drejtohemi farmacisë, mjekët këshillojnë të bëhet kujdes në përdorimin tyre pasi çdo medikament ka efekte anësore

Top Channel