Në bujqësinë e fushave 40% e kostove të prodhimi e zënë plehrat kimike, si dapi, ure, dhe superphosfatete.
Nëse bujku tokën e tij nuk e ushqen këto plehra atë rendimenti i grurit dhe misrit do të pësojë rënie drastike. Por bujku shqiptarë në këtë sezon do të prodhojë grurë më të shtrenjtë se një vit më parë, kjo pas çmimi i plehra kimike në farmacitë bujqësore është rritur me 20-30%. Fermeri është i detyruar të përdorë fertilizues , sepse pa to bujqësia nuk ka zhvillim.
“Për shembull në bimën e grurit nëse ne marrim një rendiment 60 kuintal. Nëse marrim të gjitha të ardhurat për një 1 Ha nga shitja fermeri do të marrë 1800 euro, nga këto plehrat kime zënë një peshë të kostove mbi 30%”, shprehet Ilir Kristo, pedagog UBT.
Por nga rritja e kostove nuk do të shpëtojnë as fermerët e serave, edhe pse përdorimi i plehrave kimike është më i pakët, por pasi kostove më të mëdha në këtë segment e zënë pesticidet.
Më tej Kristo shprehet “Pesha në ostone prodhimit të serave mund të zërë 15-20% të kostos së prodhimit”.
Nga ana tjetër kësaj here bujqit do të paguajnë më tepër edhe për mekanikën, plugimi dhe frezimi i tokës kushtojnë më tepër për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Top Channel



























