Fushë Studën është kthyer në një pikë takimi për banorët dhe vizitorët, ku mbrëmjen e kaluar u zhvillua “Festivali i Yjeve”, një aktivitet që solli muzikë, argëtim dhe atmosferë festive në këtë zonë turistike të Librazhdit.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të promovimit të vlerave turistike dhe kulturore të Fushë Studnës, duke mbledhur një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish.

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, e cilësoi festivalin si një mundësi për të promovuar potencialin e zonës dhe për të nxitur aktivitete që sjellin më shumë vizitorë dhe gjallëri për komunitetin.

“Festivali i Yjeve” synon të kthehet në një aktivitet që i shton vlerë sezonit turistik në Fushë Studën, duke ndërthurur promovimin e natyrës me muzikën dhe aktivitetet kulturore.

Përmes organizimeve të tilla, Fushë Studën po synon të konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion për turizëm dhe aktivitete në natyrë.

Edlira Xherri