ATSH/ Administrata Tatimore vijon orientimin dhe asistimin e tatimpaguesve përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, me synim ofrimin e informacionit të nevojshëm për përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë muajit gusht u asistuan gjithsej 19 526 tatimpagues përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit.

Nga këta, 8 430 tatimpagues u asistuan në sportele, ndërsa 6 419 morën përgjigje përmes platformës e-Filing.

Gjithashtu, 3 492 tatimpagues u asistuan përmes telefonit nga Drejtoritë Rajonale Tatimore, ndërsa 1 185 të tjerë morën asistencë nga Call Center-i, përmes thirrjeve hyrëse.

Administrata Tatimore bën të ditur se angazhimi vijon për të ofruar shërbime të aksesueshme, përgjigje në kohë dhe komunikim të drejtpërdrejtë me tatimpaguesit.

/e.xh/a.f/r.e/