ARRSH theksoi se gjatë kësaj periudhe ka planifikuar kryerjen e punimeve për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Kërrabës.
Punimet do të nisin në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë, ndërsa tubi Tiranë–Elbasan do të përdoret për qarkullimin e mjeteve në të dyja drejtimet.
Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht me të dy tubat në funksion.
Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e qarkullimit, në objekt do të jetë i pranishëm stacioni i Policisë Rrugore, nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të ditës pasardhëse.
ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe i fton ata të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore gjatë kësaj periudhe.
/k.s/r.e/a.f/