ROMË, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Autoritetet shëndetësore italiane bënë thirrje për kujdes pasi vëzhguan javën e kaluar sinjale alarmuese lidhur me transmetimin e COVID-19, veçanërisht në Romë, duke theksuar se qarkullimi i virusit ishte i lartë.

“Në disa rajone, një numër i lartë i rasteve të reja me COVID-19 vazhdon të njoftohet”, konstaton raporti i fundit i përjavshëm, për javën nga 8 deri më 14 qershor, i Institutit të Lartë Shëndetësor (ISS).

Nëse situata është “globalisht pozitive”, ISS ka parë disa sinjale alarmi lidhur me transmetimin.

Latium, rajon i Romës, është gjithashtu në krye të klasifikimit të përhapjes këtë javë, dhe ka kaluar dhe atë të Lombardisë, epiqendra e epidemisë në vend.

Dy vatra janë identifikuar këto ditët e fundit në Romë, ku autoritetet shëndetësore theksojnë se situata është nën kontroll.

Megjithatë, në tërësi, tabloja e përgjithshme e transmetimit dhe impaktit të infektimit me Sars-CoV-2 në Itali mbetet kritike (…)”.

Kjo situatë epidemiologjikisht fluide kërkon respektim strikt të masave të nevojshme për të reduktuar rreziqet e transmetimit.

Epidemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar zyrtarisht më shumë se 34 500 të vdekur në Itali, që prej rastit të parë të regjistruar në Codogno (Lombardi), rasti i parë i identifikuar pas Kinës, ku u shfaq sëmundja në dhjetor 2019.

ATSH