UASHINGTON, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 53 069 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”.
Kjo shifër është një rekord i ri për vendin.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 2 735 339 persona.
Të paktën shtatë shtete kanë shënuar shifrat më të larta në një ditë të vetme: Alaska, Arkansas, Florida, Xhorxha, Montana, Karolina e Jugut dhe Tenesi.
Numri i përgjithshëm të vdekjeve në SHBA ka arritur në 128 677 persona.
ATSH