TSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e gjelbër amerikane, dollari, është zhvlerësuar me 5 lekë në 30 ditët kalendarike të muajit korrik 2020.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit korrik dollari u këmbye në kuotën e 110.60 lekëve dhe u zhvlerësua gradualisht për të arritur në vlerën më të ulët të këmbimit të tij me 105. 53 lekë në datën 29 korrik.
Bankierët shprehen se, niveli i këmbimit i dollarit është reflektim i dobësimit të tij në tregjet ndërkombëtare. Ndërsa luhatjet e tij ne raport me lekun janë brenda parashikimit të Bankës së Shqipërisë.
Data | Lekë për njësi të monedhës së huaj |
---|---|
30.07.2020 | 105.61 |
29.07.2020 | 105.53 |
28.07.2020 | 105.72 |
27.07.2020 | 105.87 |
24.07.2020 | 106.73 |
23.07.2020 | 106.91 |
22.07.2020 | 107.40 |
21.07.2020 | 108.37 |
20.07.2020 | 108.37 |
17.07.2020 | 108.94 |
16.07.2020 | 109.03 |
15.07.2020 | 108.73 |
14.07.2020 | 109.34 |
13.07.2020 | 109.65 |
10.07.2020 | 109.94 |
09.07.2020 | 109.54 |
08.07.2020 | 109.99 |
07.07.2020 | 110.02 |
06.07.2020 | 110.04 |
03.07.2020 | 110.60 |