Fizioterapia ,tema e zgjedhur për puntaten e fundit të këtij sezoni. E ftuar në studio këtë të premte në Shëndet+ ishte (mjeke) fizioterapistja Juliana Balla nga Spitali Amerikan 3. Biseda ne studio nisi fillimisht me rastet e suksesit në klinikën e tyre, saktësisht në fushën e ortopedisë , duke shmangur kryerjen e operacioneve të panevojshme , duke reduktuar kështu kostot ekonomike dhe ato kohore. Ajo thekson se vazhdojnë akoma të përballen me mosbesimin në momentin që nuk marrin rezultatin e dëshiruar që në seancën e pare, gjë e cila kërkon plotësisht kohën e saj për të bërë një ndryshim pozitiv. E pyetur sesa e lodhshme fizikisht është fizioterapia Juliana Balla na përgjigjet se është më shumë çështje teknike sesa fizike, përsa kohë që t’i arrin të përdorësh siç duhet peshën e trupit ,gjë kjo e cila vjen me eksperiencën e përfituar ndër vite. Ajo na këshillon të lëvizim sa më shumë, të kemi kujdes, me posturen dhe të zbatojmë rregullat e mjekve. Me anë të teknikave dhe aparaturave teknologjike më të fundit, spitali amerikan garanton rezultate dhe arritje të vërteta.”Ushtrimet janë një proçes shumë i rëndësishëm i rehabilitimit dhe këto janë të mundësuar brenda ambienteve të palestrës në kliniken tonë”.Fizioterapistja na rrëfen për risinë me të fundit në klinikën e tyre e cila është monitorimi i grave shtatzanë dhe post-partum.Me ndryshimin e trupit të një gruaje gjatë shtatzanisë ajo pëson problematika të ndryshme te cilat mund të kurohen me fizioterapi.Qellimi ose roli kryesor tek nenat shtatëzana është pikërisht përgatitja për të përballuar aktin e lindjes dhe për të rifituar funksionet e mëparshme.Nje tjetër pikë e diskutuar në studio është edhe fizioterapia ne moshat e treta, e cila shpesh neglizhohet nga vetë pacientët për shkak të paragjykimit ndaj moshës. Fizioterapistja thekson se lëvizja duhet të jetë e shpeshtë por gjithmonë në moderimin e duhur. Në planet e saj me afatgjatë qëndron edhe mundësia e zgjerimit të klinikës së tyre në qytete të tjera të Shqipërisë.

Përgatiti; Xhuliana Dunga