Bashkia e Elbasanit, vijon t’u plotësoj kërkesat banorëve të saj. Një investim  do të bëj që rruga “Thoma Kalefi” në elbasan të  jetë komplet me një ndriçim të ri, duke bërë në këtë mënyrë që t’i shërbej jo vëtëm banorëve të zonës por të gjithë qytetarëve. Ekipet e Agjensisë së Punëve Publike, ne Bashkine e Elbasanit,  janë çdo ditë në terren në shërbim të qytetarëve,  ndërkohë që aktualisht janë duke u  përkujdesur për riparimin e ndriçuesve horizontal që të gjithë rrugët e lagjeve dhe njësive mbrëmja t’i zë të ndriçuara. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja,  është shprehur se ndruçimi i ri në këtë rrugë do t’i shërbej të gjithë qytetit, ndërkohë që investime të  tjera të rëndësishme do të implementohen në ditët në vijim në  qytet dhe në Njësitë Administrative të Bashkisë së Elbasanit.

Edlira XHERRI