I vendosur që në vitin 2012 ndriçimi në përgjatë murit të kalasë së Elbasanit ishte dëmtuar me kalimin e viteve.
Agjencia e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Elbasanit nisi rinovimin e të gjithë ndriçimit të murin e kalasë për t’i dhënë një pamje edhe më të bukur, kësaj pjesë të historisë së qytetit.
Është menduar gjithashtu që teknologjia e ndriçimit të ndryshojë për të bërë të mundur kursimin e energjisë në masën 80%.
Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja teksa pa nga afër ndryshimin e ndriçimit përgjatë mureve të kalasë, u bëri apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët dhe të denoncojnë çdo rast të dëmtimit të saj.
Llatja kërkoi gjithashtu edhe nga policia të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ndëshkuar dëmtuesit të pasurisë publike.
Simbolika e Kalasë është një nga më të rëndësishmet për tërheqjen e turistëve dhe zhvillimi i mëtejshëm i saj duke zgjuar traditat e dikurshme pritet t’i japë një zhvillim cilësor turizmit.
Elbasaninews.al