MERREN MASAT ANTI – COVID
Nxënësit u ulen në bankat e shkollës ditën e sotme, por në një situatë krejtësisht anormale për shkak të pandemisë së COVID-19. Përveç emocioneve të ditës së parë të shkollës, që mezi është pritur pas 6 muajve pushim për shkak të pandemisë, ata do të duhet të përballen edhe me rregullat anti-covid, siç është distanca apo mbajtja e maskës.
Në shkollën “Ali Agjah” në Elbasan, Tv Skampa vëzhgoi nga afër të gjithë procesin, ndërkohë që në hyrje të shkollës nxënësve i’u matet temperature.
Në rast se ajo është mbi 37 gradë, nuk do të lejohen të hyjnë. Sipas drejtoreshës Tatjana Misiri Mani, këtë vit shkollor nisën mësimin mbi 540 nxënës, ndërkohë që sipas udhëzimeve të ministries, mësimi do të zhvillohet në turne.
Përveç rregullave të rrepta, vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës janë shfaqur shumë pozitivë, me maska me ngjyra dhe lule nëpër duar. Ndërkohë që prindërit shprehin emocionet e nisjes së shkollës dhe për frikrat që u shkakton covid 19.
Të shoqëruar nga mësuesit e shkollës, të veshur bukur e të qeshur, ata kanë hyrë në ambientet brenda. Nxënësit do të kenë vetëm një bankë për gjatë gjithë vitit shkollor, ku përveç librave e sendeve personale do të kenë edhe dezinfektantin.

























