Me gati 7 200 regjistrime, bestseller i ”Opel” mori kryesimin për të tretin muaj me radhë, sipas statistikave nga Draftfahrt-Bundesamt (SHBK).
”Opel Corsa” arriti një pjesë të segmentit prej 15.5%, që do të thotë se pothuajse një në gjashtë makina të vogla të shitura në Gjermani muajin e kaluar kanë qenë një ”Opel Corsa”.
Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, regjistrimet e këtij modeli mjaft të suksesshëm u rritën me 89.7%.
”Opel Corsa” është një makinë efikase.
Në total, gati 41 000 Corsa janë regjistruar në vend që nga janari, një numër që nuk është arritur nga asnjë model tjetër i së njëjtës kategori./ /os/

























