Në rreshtin e parë: i treti Tefik Delvina (kryetar i Gjykatës Elbasan), e cila ndodhej aty ku sot është bashkia.
Tefik Delvina është babai i Naxhijes e martuar me mësuesin Xhaferr Shehu, nëna dhe babai i Ismail Shehu.
Tefik Delvina kishte mbaruar shkollën e lartë për drejtësi në Stamboll të Turqisë. Fillimisht u caktua jurist në gjykatën e Beratit. Në një gjyq mes një përfaqësuesi të familjes Vrioni me një fshatar të varfër, gjyqëtari Tefik Delvina i dha të drejtë me vendim fshatarit. Kjo u bë shkak që atë t’a transferonin në Elbasan. Pikërisht këtu krijoi familjen e tij duke pasur 2 vajza, Sadikanë dhe Naxhijen (bashkëshortja e Xhaferr Shehut dhe nëna e Ismail Shehut). Në gjykatën e Elbasanit ai doli në pension në vitin 1932. Më pas punoi si avokat dhe në vitin 1936 ndërroi jetë.
(Foto nga Z. Ismail Shehu)
burimi (arkivi digjital elbasan)