111 vjet më parë, në dhjetor të vitit 1909 me vendim të Kongresit të Elbasanit do të krijohej normalja e parë e Elbasanit, si i parë institucion në vend që do të përgatiste mësues e do të përhapte gjuhën shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.
Të shumta kanë qenë aktivitetet me rastin e kësaj datë të shënuar, jo vetëm për Elbasanin, ndersa pandemia kete vit beri kjo date e rendesishme te pekujtohet pa aktivitete.
Në këtë godinë, nga data 2-9 shtator 1909, u mblodh Kongresi i Elbasanit, me delegatë nga trevat shqiptare. Ky kongres vendosi hapjen e Shkollës Normale në Elbasan.
Kjo ndërtesë është brenda kalasë së qytetit të Elbasanit dhe vetëm nga ky mbishkrim mund të diktosh se kjo ka qenë ndërtesa e parë e normales, e cila duket se është lënë pas dore dhe është harruar nga institucionet.
Në vitet e 70-ta është ndërtuar edhe ky objekt, ku shkolla normale vazhdoi punën e saj në nxjerrjen e gjeneratave të reja nga gjitha trojet shqiptare.
Me të hyrë në shkollë, muret janë të mbushura me dokumente të normales, ku nuk mungon kënga e normales dhe himni i flamurit.
Para pavarësimit të Shqipërisë, disa herë është penguar puna e kësaj shkolle, por kurrë nuk është ndalur misioni i saj.
Në dokumente shihet që nuk ka munguar edhe një numër i konsiderueshëm i vajzave që janë shkolluar në këtë normale.
Me krijimin e institucioneve më të larta arsimore në gjitha trojet shqiptare, shkolla normale e Elbasanit para disa vitesh e përfundoi misionin e saj, të cilin e nisi më 1909-ën.
Shkolla e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, kështu tani quhet ky institucion, i cili përbrenda ka të gjitha dokumentet e shkollës normale, ku është krijuar edhe muzeu.
Fotografitë e nxënësve të parë, dëftesat që janë dhënë në atë kohë janë vetëm disa nga dokumentet që i mban ky muze, të cilat i kuptojmë përmes nxënësve të shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi”.
Muzeu i Shkollës Normale ishte nën kujdesin e historianit tashmë të ndjerë Genc Trëndafili, i cili kishte hulumtuar shumë në pasurimin e këtij muzeu të arsimit, që t’iu shërbejë gjeneratave të reja. //Edliraxherri