”Ajsbergu, me sipërfaqen e Luksemburgut dhe i quajtur A-68A, u shkëput nga Antarktida në 2017 dhe që atëherë është larguar. Tani kërcënon të shkatërrojë ekosistemin e pasur përreth Xhorxhias së Jugut duke shkatërruar shtratin e detit, i cili është shtëpia e butakëve, krustaceve, sfungjerëve dhe jetës tjetër, pasi ai ftoh ndjeshëm ujin”, shton gazeta.
Studiuesit planifikojnë të fluturojnë në Falklands më 11 janar dhe më pas të fillojnë një udhëtim tre ditor në ajsberg, në bordin e anijes kërkimore ”RRS James Cook”./ a.jor.



























