Ish-presidenti i SHBA Barack Obama ka zbuluar listën e këngëve të preferuara të vitit 2020.
Dhe nuk kishte sesi të ndodhte që në këtë listë të mungonte edhe një shqiptare. Dua Lipa ka përfunduar në listën e të preferuarve të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky i fundit ka ndarë në rrjete sociale një listë me këngët e tij të preferuara dhe më të dëgjuara të vitit, teksa mes tyre bën pjesë Dua në dy këngë të ndryshme.
Dua, mund të themi se ka qenë personazhi i këtij viti me sukseset dhe projektet e reja të njëpasnjëshme.


























