Makina do të prodhohet në 50 njësi, 20 prej të cilave të destinuara për në Europë dhe pjesa tjetër e projektuar kryesisht për tregun amerikan.

Kjo makinë është duke u shijuar në sallën e ekspozitës së kompanisë të ngritur në Osaka.

Performanca e makinës është pothuajse një trill shkencor duke filluar nga furnizimi me energji te një magnet i përhershëm për të krijuar një makinë elektrike me të gjitha rrotat me 1 958 kuaj fuqi.

Nga ana tjetër, bateria 64 kwh, do t’i garantojë makinës një distancë prej 450 kilometrash.

Ndër përbërësit kryesorë të ”recetës” së ”Aspark Owl”, sigurisht që janë fibrat e karbonit, të përdorura për ndërtimin e të gjithë shasisë dhe për panelet e trupit, në mënyrë që të mbahet pesha e makinës e ulët, prej 1 900 kilogramësh.

Lartësia është vetëm 99 centimetra, e kombinuar me një studim të sofistikuar aerodinamik të dominuar nga krahu automatik i pasmë, i cili duhet të garantojë cilësi dinamike në lartësinë e një makine të Formula 1, gjithashtu në sajë të menaxhimit elektronik të katër motorëve elektrikë./  /os/