Ata kanë përshëndetur qytetarët që po vaksinohen.

Rama tha se është i bindur se vaksinimi i të gjithë popullatës do të mundësohet pranverën e ardhshme, por edhe theksoi se mund të realizohet më përpara.

“Pasi kemi siguruar sasi të konsiderueshme do të vijojmë punën, besoj shumë që ky sezon turiostik do të jetë i lehtësuar, mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar gjithë popullata, por mund ta bëjmë edhe më parë. Do të jemi me 4 turne, mos u qani hallin atyre që mezi e kanë pritur këtë ditë sepse ndihen shumë të çliruar psikologjikisht. Jeta e tyre është shtrënguar në mënyrë të jashtëzakonshme, çlirimi i tyre është kënaqësia më e madhe qëkur jam marrë me politikë. Nuk do të kërkohet vaksinimi për turistët”, tha Rama.

Top Channel