Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, në Qarkun e Elbasanit janë numëruar 30801 vota, nga të cilat 16187 vota i përkasin PS-së, 55.52 %, PD me 10826 vota ose 37.14 % ndërsa LSI me vetëm 1247 vota, 4.28 %. Në bashkinë e Belshit, socialistët dominojnë me 2691 vota ose 53.70 % krahas demokratëve me 2093 vota ose 41.77 %.
Partia e Kryemadhit rezulton të ketë marrë deri më tani vetëm 98 vota në këtë bashki me vetëm 1.96 %. Po ashtu dhe në Cërrik vazhdon para PS me 2757 vota ndërsa PD “Aleanca për Ndryshim” me 1267. LSI përsëri në disfatë me 194 vota. Të dhënat nga Bashkia e Elbasanit tregojnë PS me 3499 vota ndërsa demokratët me 3020 vota dhe LSI 211 vota.
Rezultat të thellë mes PS dhe PD në Gramsh, ku e para numëron 1942 vota deri më tani ndërsa PD 940 vota dhe LSI 187 vota. PS ecën e para gjithashtu dhe në Librazhd me 3291 vota kundrejt 1879 votave të PD-së. Dhe në këtë bashki, LSI ka marrë vetëm 278 vota. Në ndryshim nga bashkitë e tjera, vihet re një rritje e Nismës Thurje me 72 vota.



























