Crowds of people in the streets of the city center, in the parks and in the outdoor areas of bars and restaurants during the first weekend in the yellow zone, in Turin, Italy, 02 May 2021. COVID-19 restrictions have been eased in most of Italy with the reintroduction of moderate-risk yellow zones into the nation's tiered system of coronavirus-prevention measures. ANSA/ ALESSANDRO DI MARCO

ATSH-ANSA/ – Nga gjysma e dytë e majit, Italia do të rihapet për turistët, tha kryeministri italian Mario Draghi, duke njoftuar se do të jetë e mundur të udhëtohet anembanë vendit me një “pasaportë të gjelbër kombëtare”.

“Malet tona, plazhet, qytetet, po hapen sërish dhe nuk kam dyshim se turizmi do të rishfaqet më i fortë se më parë”, konfirmon Draghi.

“Ka ardhur koha të rezervoni pushimet tuaja në Itali. Presim me padurim t’ju mikpresim sërish”, bëri thirrje ai për pjesën tjetër të botës.

Pasi rikthimit të zonave të verdha dhe hapjes së kinemave, teatrove, muzeve, si edhe shërbimit në restorante në darkë jashtë, qeveria ka vazhduar me strategjinë e saj të rihapjes, e vetëdijshme se turizmi është një nga çelësat për të rimëkëmbur vendin.

Sipas të dhënave të Bankitalia, në vitin 2020, urgjenca COVID-19 uli shpenzimet e udhëtarëve të huaj në Itali me rreth 26 miliardë, duke rënë me gati 60% e krahasuar me 2019.

Sipas kryeministrit, të gjithë italianët do të mund të udhëtojnë në rajonet portokalli ose të kuqe me një pasaportë të gjelbër kombëtare, në pritje të hyrjes në fuqi të asaj europiane, e planifikuar për në mes të qershorit.

Synimi i kësaj pasaporte të gjelbër europiane është t’u ofrojë atyre që duan të vijnë në Itali “rregulla të qarta dhe të thjeshta” për të garantuar siguri maksimale./ /ervo/