Një 27-vjecar është vrarë me armë zjarri gjatë mesnatës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” ndërsa nuk dihen ende rrethanat e qarta.

M. Q., 27 vjeç, mësohet se është qëlluar me pistoletë ndërsa ishte duke ecur në këmbë.

I riu u dërgua në spital ndërsa pak kohë më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Viktima rezulton person pa precedent.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit ndërsa ende nuk asnjë person të shpallur në kërkim.

Por, janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.