Që në orët e para të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur Namazin në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.
Ata kanë përcjellë mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njeri-tjetrit e sidomos për më shumë besim, duke konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga zoti.
Myftiu i Elbasanit Agim Duka gjatë fjalës së tij theksoi se Lutjet tona shkojnë për ata që u sprovuan nga pandemia!
Edlira Xherri