Një shi i rrëmbyeshëm ka përmbytur qytetin e Librazhdit. Reshjet kanë filluar menjëherë me intesitet të lartë, ndërkohë që qendra e qytetit është bllokuar. Rrugët janë mbuluar nga uji, duke bllokuar kështu akset kryesore që lidhin Elbasanin më Librazhdin dhe Përrenjasin si dhe komunikimin më aksin Kryesor të rrugës kombëtare.
Ndërkohë, bëhet me dije se janë ndërprerë edhe punimet në asfaltimin e rrugës në qytet dhe unazë. Gjithashtu është bllokuar dhe një pjesë e terminalit të autobusëve ndërqytetas. Pusetat nuk përballojnë prurje e shumta të reshjeve, duke bërë që uji të depërtojë në sipërfaqe.



























