Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se shpresonte që një takim i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Joe Biden, të hapë një “epokë të re” në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit, të tensionuar shumë që nga 2016.
“Unë jam i bindur se takimi me Biden në samitin e NATO-s (14 qershor) do të paralajmërojë një epokë të re”, tha Erdogan gjatë një takimi me videokonferencë me sipërmarrës amerikanë. “Ne i kushtojmë rëndësi aleancës sonë me SHBA-në”, këmbënguli ai.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-së, dy anëtare të NATO-s, janë përkeqësuar që nga viti 2016 për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Në veçanti, blerja nga Ankaraja e raketave ruse S-400 zemëroi Uashingtonin, që në përgjigje përjashtoi Turqinë nga programi i prodhimit të avionëve amerikanë të fshehtë F-35


























