Eksportet e mallrave dhe shërbimeve shqiptare kanë shënuar një rekord historik në periudhën janar-prill të këtij viti, por qeveria shqiptare synon t’i shtojë më tej ato.

Në Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve (SZHBI) për periudhën 2021-2027 të publikuar për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikohet që eksportet të rriten nga 31.5% e PBB-së që janë aktualisht në 36% të PBB-së.

Në periudhën janar-prill 2021 eksportet u rritën me 35 % me bazë vjetore, duke arritur në 109 miliardë lekë. Edhe në raport me 4-mujorin 2019, eksportet shënuan rritje me 10 %.

Rritjen më të madhe të eksporteve përgjatë kësaj periudhe e patën materialet e ndërtimit dhe metale me 12,6% mineralet, lëndët djegëse dhe energji elektrike 9,8% dhe tekstilet dhe këpucët me 6,6%.

Rritje shënuan edhe eksportet e produkteve bujqësore. /j.p/