ATSH-DPA/ – Sipas një muzeu në shtetin jugor gjerman të Bavarisë, një nxënës 12-vjeçar zbuloi një shpatë historike, të cilën e gjati ndërsa ecte nëpër pyll.

Pasi ekspertët e kanë identifikuar armën si një shpatë të shekullit XVI, zbulimi i çmuar tani është i ekspozuar në muzeun e qytetit historik bavarez të Noerdlingen, ndërsa 12-vjeçarit iu dha hyrja falas në muze.

Sipas muzeut, djali kishte gjetur shpatën në një pyll afër fshatit Ederheim, rreth 120 kilometra në veriperëndim të Mynihut.

Familja e tij më pas informoi Zyrën e Shtetit për Ruajtjen e Monumenteve Historike.

Autoriteti rekomandoi që shpata t’i jepej muzeut./  /os/