spot_img

Shqiptari kapet në Itali me 500 mijë euro kokainë, 32 vjeçari e kishte fshehur drogën nën logon e “Prada-s”

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me 6 kg kokainë në mjetin me të cilin po udhëtonte.

Ai u arrestua në zonën e “Corso Moncalieri” në Torino, gjatë një kontrolli të zakonshëm të policisë.

Mediet italiane shkruajnë se droga ishte fshehur në qese dhe mbante të stampuar logon e markës së njohur “Prada”.

Nëne kokaina do të shitej në treg, do të kapte vlerën e rreth 500 mijë eurove. Tashmë pritet që shqiptari të njihet më masën e dënimit.