/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.
Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shi në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër.
Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, dhe në bregdet deri në 8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/35 | Diell pak re |
| Kukës | 16/32 | Diell re shi |
| Lezhë | 18/33 | Diell pak re |
| Dibër | 14/30 | Diell re shi |
| Durrës | 17/33 | Diell |
| Tiranë | 20/35 | Diell pak re |
| Elbasan | 18/36 | Diell pak re |
| Berat | 15/36 | Diell pak re |
| Vlorë | 18/34 | Diell |
| Korçë | 15/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 14/34 | Diell pak re |
| Sarandë | 15/32 | Diell |



























