Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë një thirrje për qytetarët pak minuta më parë, duke marrë shkas nga pandemia e Covid-19.

Manastirliu i kërkon të gjithë qytetarëve të kategorive mbi 50 vjeç të kontaktojnë mjekun e familjes dhe të aplikojnë në e-Albania për tu vaksinuar.

“Nëse jeni mbi 50 vjeç, është radha juaj për t’u vaksinuar.

Kontaktoni mjekun e familjes ose aplikoni në portalin e-Albania, që të kryeni sa më parë vaksinën anticovid, për të mbrojtur shëndetin”, shkruan ministrja në rrjetet sociale, ndërsa paralajmëron se vaksinimi nuk do të ndalet.

LEXO EDHE:  Nuk mbanin maskat, gjobiten 627 qytetarë/ Dy lokale ndëshkohen për muzikën pas orës 20:00

Ndërkohë, kujtojmë se numri i të vaksinuarve kundër Covid-19 që nga muaji janar i këtij viti ka shkuar rreth 900 mijë./ CNA.al