ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi mori pjesë në çeljen për herë të parë të Panairit të Punës dhe Karrierës që u organizua nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
“Më tepër se 120 kompani private dhe institucione publike paraqesin ofertat e tyre të punësimit dhe zhvillimit të karrierës për qindra studentë”- tha Ekonomi.
Ministrja vlerësoi se, kjo është një mundësi e mirë për të gjithë studentët aë i afrohen për herë të parë tregut të punēs.
Ky panair i organizuar dhe jam besimplotë që do të vazhdoj të organizohet, i shërben edhe bashkisë, në një kohë të tillë kur Durrësi po bëhet gati të përjetojë transformimin më të madh historik të tij. Këto panaire janë një mënyrë për të shkuar më pranë të rinjve dhe për të dhënë sa më shumë informacion të drejtpërdrejtë për ekonominë e dijes. /j.p/

























