ATSH-ANSA/ – ”Nissan” premtoi një kthesë në rezultatet e prodhuesit japonez të makinave që për vitin aktual fiskal, i cili siç parashikohet nga rregulloret e shumë vendeve aziatike përfundon në mars 2022, shënoi vitin e tretë radhazi me humbje.
Deri në mars 2022 ”Nissan” pret një humbje prej 60 miliardë jen, të barabartë me 540 milionë dollarë.
Kjo shifër është më pak se humbjet e grumbulluara në dy vitet e mëparshme, por aksionarët mbeten të pakënaqur.
”Nissan” kërkon pak më shumë kohë për të dalë me fitime, falë teknologjisë së përparuar në drejtimin autonom që po sjell në treg dhe automjeteve elektrike./ /os/


























