ATSH/ Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2020, portofoli i kredisë për institucionet financiare jo banka arriti vlerën e 38.2 miliardë lekëve.

Sipas BSH-së, tregu financiar jobankar kishte rreth 181 miliardë lekë asete, në fund të vitit të kaluar. Nga të cilat 110 miliardë lekë u takonin fondeve të investimeve, pensioneve dhe kompanive të sigurimit.

Pjesa e mbetur, prej afërsisht 70 miliardë lekësh janë asete kryesisht SFJB që licencohen nga Banka e Shqipërisë, për shërbime si kredidhënia, mikrokredia, faktoringu, leasing-u, pagesat, këmbimi valutor, etj.

Vlerësohet se kontributin kryesor në këtë segment të tregut për nga madhësia e kanë pikërisht institucionet e kredidhënies dhe të mikrokredisë. /j.p/