/ATSH/ Investimet e huaja direkte në sektorin e pasurive të paluajtshme, arritën në 30 milionë euro, në fund të 3-mujorit të parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në këtë sektor u rritën me rreth 67% krahasuar me një vit më parë.
Ekspertët e ekonomisë e vlerësojnë këtë ecuri pozitive si konfirmim të perceptimit që ky sektor po tërheq investime në rritje, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga investitorët e huaj.
Sipas BSH-së gjatë kësaj periudhe rritje shënuan edhe investimet në sektorin e ndërtimit që arritën vlerën e 11 milionë eurove, pothuajse katër herë më shumë krahasuar me një vit më parë. /j.p/

























