ATSH-ANSA/ – Republika Çeke në të ardhmen do t’i lejojë gratë të zgjedhin vetë nëse dëshirojnë të përdorin të dy mbiemrat, si të vetin ashtu edhe atë bashkëshortor në dokumentet e tyre zyrtare.

Legjislacioni, i cili i hap dritën jeshile grave të zgjedhin të dy format në kartat e identitetit dhe dokumentet e tjera zyrtare, shihet gjerësisht si një hap drejt barazisë gjinore.

Presidenti Milos Zeman nënshkroi të enjten ligjin e ri.

Ligji kishte kaluar më parë me një shumicë të qartë në të dy dhomat e parlamentit.

Gratë më parë duhej të merrnin një mbiemër me prapashtesën femërore “-ova”, siç është e zakonshme në gjuhët sllave.

Nëse burri do të kishte mbiemrin Novak, gruaja dhe vajzat e tij automatikisht do të merrnin mbiemrin Novakova.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Helena Valkova e quajti atë një “shenjë të pabarazisë”.

70-vjeçarja Valkova ishte midis atyre që filluan ndryshimin ligjor.

Por, mbaresa “-ova” nuk ka gjasa të zhduket nga përdorimi gjuhësor çek së shpejti.

Shumë gra janë të entuziaste për ta mbajtur atë./   /os/