Përfaqësues të Programit të Ujit të GIZ-së dhe të Shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë, u pritën në qytetin gjerman të Luebeck për një vizitë studimore mbi infrastrukturën e ujit dhe mbetjeve.
Qëllimi i vizitës ishte eksplorimi i mundësive për një bashkëpunim më të ngushtë midis Lübeck dhe disa qyteteve në Shqipëri.
Përfaqësuesit e Shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve të pranishëm në këtë vizitë studimore ishin profesionistë të rinj, të gatshëm për zhvillimin e njohurive dhe përvojave të tyre në nivel ndërkombëtar, për të mbështetur përmirësimin e sektorit të ujit, veçanërisht me fokus integrimin në BE.
Sistemi i Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipërisë, është përfshirë vitet e fundit në një reformë të thellë të transformimit rrënjësor, përmes investime të reja që po zbatohen në këtë sektor në të gjitha qarqet e vendit.
Investimet në këtë sektor synojnë të sjellin një tjetër standard dhe shërbim cilësor për qytetarët, ku mundësohet furnizimi me ujë të pijshëm dhe rrjet i ri kanalizimesh, sipas modeleve bashkëkohore

























