Ambasada Amerikane në Tiranë, ka uruar të gjitha vajzat që prezantuan idetë e tyre inovative të biznesit dje, gjatë aktivitetit përmbyllës për Akademinë BizUP të Këndit Amerikan në Tiranë, drejtuar nga organizata joqeveritare rinore New Vision.

Pasi juria dëgjoi prezantimet, shefja e Marrëdhënieve me Publikun në detyrë Lucija Straley i dorëzoi çmimin e parë Blerta Dodajt për idenë e saj në përmirësimin e përvojës së klientëve në kryerjen e rezervimeve dhe marrjen e informacione të dobishme rreth kafeneve dhe restoranteve.

Akademia BizUp punoi me pjesëmarrëset për nëntë muaj, duke i mësuar ato si të shkruajnë një plan biznesi dhe si të zhvillojnë një ide biznesi.

“Ne me kënaqësi presim t’i shohim të gjitha vajzat teksa bëhen sipërmarrëse dhe i bëjnë idetë e tyre realitet”- shprehet Ambasada Amerikane në Tiranë